20 Regjistri i thirrjeve
Ueb ose Internet
Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj.
Pamja e faqeve të uebit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund
të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e uebit.
Në varësi të telefonit tuaj, funksioni i shfletimit në ueb mund të shfaqet si Ueb ose
Internet në meny, këtej e tutje i referuar si Ueb.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje
dhe siguri të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh
konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.
Lidhuni me një shërbim në ueb
Zgjidhni
Meny
>
Internet
>
Faqja kryesore
. Ose në modalitetin e pritjes mbani të
shtypur 0.
Pasi të kryeni një lidhje me shërbimin, ju mund të filloni të shfletoni faqet e tij. Funksioni
i butonave të telefonit mund të ndryshojë në shërbime të ndryshme. Ndiqni udhëzimet
me tekst në ekranin e telefonit. Për më tepër informacion, kontaktoni me furnizuesin
tuaj të shërbimit.
Cilësimet
Profilet
Prisni një thirrje, por nuk mund ta lini të bjerë zilen e pajisjes? Ekzistojnë grupe të
ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat mund t'i përshtatni me tonet e ziles për
raste dhe mjedise të ndryshme.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Profilet
.
Zgjidhni profilin e dëshiruar dhe nga të mëposhtmet:
Aktivizo — Aktivizoni profilin.
Personalizo — Modifikoni cilësimet e profilit.