
Mesazhet me tekst
Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë kufirin për një mesazh të vetëm.
Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit
tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me
thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë dhe e
kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Shfaqet numri total i karaktereve të mbetura dhe numri i mesazheve që nevojiten për
dërgim.
Për të dërguar mesazhet, duhet të ruhet në pajisjen tuaj numri i saktë i qendrës së
mesazheve. Normalisht ky numër cilësohet në mënyrë standarde nëpërmjet kartës suaj
SIM.
Për ta cilësuar me dorë numrin, veproni si më poshtë:
1 Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
>
Më shumë
>
Cilësimet e mesazheve
>
Mesazhet
tekst
>
Qendra e mesazheve
.
2 Futni emrin dhe numrin e dhënë nga ofruesi juaj i shërbimit.