Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Karta SIM dhe kontaktet e saj, mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, gjithashtu njihet si një
kartë micro-SIM, një kartë micro-SIM me një përshtatës ose një kartë SIM që ka një dalje
mini-UICC (shihni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikro-SIM është më e vogël se karta
standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi
i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të
dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
1 Vendosni gishtin në zgavrën në fund të pajisjes dhe ngrini dhe hiqni me kujdes
kapakun e pasmë (1).
2 Nëse bateria është e vendosur, hiqeni baterinë (2).
3 Vendosni kartën SIM. Sigurohuni që zona e kontaktit e kartës është e drejtuar poshtë
(3, 4).
Mbështetja
5
4 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë
(5). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset mbyllëse në krye drejt
folesë së tyre (6) dhe shtypeni deri sa kapaku të mbyllet në vendin e tij (7).
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të
hiqni baterinë.