
Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria është e
ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
6
Fillimi

1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3 Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga
pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta
përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar,
mund të kalojnë disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para
se të mund të kryhen thirrje.