Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës,
por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk
përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që
ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet kartat microSD me një kapacitet deri në 32 GB.
Me pajisjen mund të jepet një kartë e përputhshme kujtese dhe mund të jetë e futur
tashmë në pajisje. Nëse jo, veproni si më poshtë:
1 Hapni kapakun e pasmë.
2 Sigurohuni që zona e kontaktit e kartës është e drejtuar poshtë. Shtyjeni kartën deri
sa të dëgjoni një kërcitje.
3 Rivendosni kapakun e pasmë.
8
Fillimi