Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje, me
një pajisje të përputhshme Bluetooth ose pajisje ndihmëse që gjendet brenda 10
metrave (32 këmbëve).
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhjet
>
Bluetooth
.
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
1 Zgjidhni
Emri i telefonit tim
dhe futni një emër për pajisjen tuaj.
2 Zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon se lidhshmëria me Bluetooth është aktive.
3 Për ta lidhur pajisjen tuaj me një pajisje ndihmëse audio, zgjidhni
Lidhu te pajisjet
shtesë audio
dhe pajisjen me të cilën doni të lidheni.
4 Për ta parëzuar pajisjen tuaj me cilëndo pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni
Pajisje të çiftuara
>
Shto paj. të re
.
Shkoni te një pajisje e gjetur dhe zgjidhni
Shto
.
Futni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin Bluetooth ose cilësojeni
Dukshmëria e telefonit tim
në
I fshehur
. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm
nga ata të cilëve u besoni.
Lidhja e kompjuterit tuaj personal me internetin
Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth, për të lidhur me internetin kompjuterin
tuaj të përputhshëm pa softuerin PC Suite. Pajisja juaj duhet të jetë në gjendje të lidhet
Cilësimet 23
me internetin (shërbim i rrjetit) dhe kompjuteri juaj duhet të mbështesë teknologjinë
Bluetooth. Pasi të jetë lidhur me shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP) të pajisjes
dhe të jetë parëzuar me kompjuterin tuaj, pajisja juaj hap automatikisht një lidhje të
paketës së të dhënave me internetin.
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2,1 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: hyrja e përgjithshme, pa duar, kufja, përcjellja e objekteve, transferimi
i skedarëve, rrjeti dial-up, porta e serisë, hyrja në SIM dhe shkëmbimi i përgjithshëm i
objekteve. Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të tjera që mbështesin
teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara nga Nokia për këtë
model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse ato përputhen me
këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.